Cilet jemi ne:
Personi qe kujdeset per bletet tona dhe per cilesine e mjaltit eshte Ferdinand Muskaj.
Ky biznes ka lindur prej pasionit. Qe nga viti 1991, Ferdinandi ka mesuar dhe praktikuar prodhimin e mjaltit. Sigurisht prodhimi i mjaltit, qumeshtit te bletes dhe propolisit ka sekretet e tij prandaj dhe praktika krijon perfeksionin.
Ne pranveren e vitit 2021, per shkak te shume kerkesave qe ne patem, vendosem te krijojme biznesin tone familjar per tju ofruar dhe juve produkte 100% natyrale te cilat sot veshtire se i gjen ne treg. Ky biznes lindi prej pasionit dhe i tille do te ngelet. Ne nuk do tju ofrojme asnjehere produkte te cilat nuk i pershtaten shendetit tuaj. Shendeti eshte kryesorja per ne.
Kujdesi ngaj bleteve eshte shume i rendesishem si ne vere ashtu edhe ne dimer. Ferdinandi do te dije tju pergjigjet cdo pyetjeje qe ju mund te keni dhe cdo paqartesie. Ne perpiqemi te jemi prane klienteve tane duke ju garantuar mjalte, qumesht blete, propolis te nje kualiteti superior me nje shije unike. Provojeni dhe do te na besoni.
Ndersa une jam Ornela (Ferdinandi eshte babai im) dhe merrem me publikimin e fotove/videove ne faqen e instagramit & facebook gjithashtu me krijimin dhe mirembajten e website-it tone. Une ju pergjigjem cdo pyetjeje qe ju mund te keni ne lidhje me produktet tona.
Qellimi yne, pervec ofrimit te produkteve natyrale (mjalt, qumesht blete/ propolis), eshte dhe publikimi i disa recetave te perdorimit te mjaltit.
Mjalti ka menyra te ndryshme perdorimi dhe une perpiqem te gjej ato te cilat jane me interesante.
Sigurisht recetat nuk jane gjithmone te krijuara nga une por te gjitha fotot qe do te shikoni ne faqen tone jane te shkrepura nga une.
Transparenca eshte shume e rendesishme per ne. Nese keni pyetje ju mund te na kontaktoni gjithmone me mesazh ne facebook, instagram, me email si dhe ne numrin e telefonit. Une do te perpiqem tju kthej pergjigje sa me shpejt 💛
Cdo informacion ne lidhje me kontaktin mund ta gjeni ne fund te website-it.
Produktet tona 100% natyrale
MJALT
QUMESHT BLETE
PROPOLIS
Parku Bletaria Muskaj
Parku i Bletaria Muskaj ndodhet prane zones se Dhermiut.
Ne ndryshim nga mjalti tradicional i cili ka efekte antibakteriale, mjalti yne ka efekte kuruese gjithashtu. Lulet te cilat bletet perdoren per me marre nektarin dhe qe ndodhen afer bletarise sone jane shume te rralla dhe rriten vetem ne kete zone ne temeratura qe i kalojne 35 grade. Lulet ne parkun tone jane : thimar, millosfage, mersine.
Keto bime jane aq te pasura me efekte kuruese dhe mund te kalojne efektet e antibiotikeve qe ndodhen ne treg.
Efektet e ketyre bimeve ndodhen dhe ne mjalt nese ai eshte 100% natyral. Cilesia e mjaltit tone eshte e garantuar.
Klikoni ketu per te zbuluar me shume rreth parkut tone.
Receta me mjalte